(VIDEO) Anketë e IRI-it: Rritet ndikimi rus dhe kinez në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Instituti Republikan Ndërkombëtar ka publikuar një anketë për Maqedoninë e Veriut, ku ndër të tjera është përfshirë edhe trendi aktual i ndikimit rus dhe kinez në Ballkan. Në raport theksohet se 64% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut pajtohen se marrëdhëniet e forta me Kinën u shërben interesave të tyre, kurse 60% e qytetarëve të njëjtën e mendojnë për Rusinë.
Sipas hulumtimit, kjo është rritje prej 11% për Kinën dhe 6% për Rusinë krahasuar me anketën e zbatuar në shkurt të vitit 2020. Po ashtu edhe Bashkimi Evropian dhe SHBA-të gëzojnë mbështetje, përkatësisht 85% e qytetarëve, sipas anketës, pajtohen se marrëdhëniet e forta me BE-në më së mirë i shërben interesave të Maqedonisë së Veriut dhe 76% e qytetarëve e ndajnë këtë mendim për SHBA-të.
Pol McCarty, drejtor rajonal i IRI për Evropë
“Përderisa Maqedonia e Veriut mundohet të arrijë përparim demokratik, shqetësues është fakti që Kina dhe Rusia vazhdojnë me ndërhyrjet e vazhdueshme. Për fat të mirë BE dhe SHBA-të kanë mbështetje më të madhe”
Po ashtu, anketa tregon se 75% e qytetarëve mbështesin “Open Ballkan”. Anketa u zbatua nga BRIMA, ndërsa të dhënat janë marrë më 27 nëntor deri më 23 dhjetor. /SHENJA/

 

 


You may also like