(VIDEO) Angellov: Maqedonia e Veriut nuk ka numër të mjaftueshëm të zjarrfikësve

by admin
Spread the love

Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Stojançe Angellov, sot informoi se Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare” nuk ka numër të mjaftueshëm të zjarrfikëse.

Siç theksoi ai, me ligj, një numër i caktuar i banorëve janë të detyruar të raportojnë një numër të caktuar të zjarrfikësve. “Do të raportojnë 40, por realisht disa prej tyre kanë probleme shëndetësore, disa mungojnë dhe realisht nuk kanë numrin që deklarojnë dhe këtu fillon problemi i tyre”, tha ai.

STOJANÇE ANGELLOV, DREJTORI I QENDRËS SË MENAXHIMIT TË KRIZAVE 

“Udhëheqësia e ‘Pyjeve Kombëtare’ nuk ka faj. Nuk ka njerëz. Ligji është rigoroz dhe zgjidhja është reformimi i plotë i Sistemit të Menaxhimit të Krizave, por duhet të bëhen nga njerëz të industrisë. Ne nuk kemi nevojë për profesorë sepse i dimë problemet reale. Profesorët po çojnë në drejtime të gabuara”

Angellov në në lidhje me avionët për shuarjen e zjarreve të mundshme, informoi se ata kanë limit dhe mund të mbushin ujë në disa vende, por karburant vetëm në një vend.

“Ndërsa helikopterët e policisë, të cilët tani do t’i përdorim sa më shumë, mund të mbushin ujë kudo. Mund ta vendosim rezervuarin e ujit pranë vatrës së zjarrit. Nëse i mbaron karburanti avionit, ai zbret në pastrimin më të afërt, ku pret një cisternë speciale të karburantit. Mbushin me ujë – e hedhin”, deklaroi Angelov.

/SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like