(VIDEO) Analizë e Raportit nga Instituti për Politika Europiane, lëkunden themelet e bisedimeve

by admin
Spread the love

Instituti për Politikë Evropiane – Shkup në analizën e raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë me titull “Themelet e lëkundshme të negociatave”,  vlerëson se ajo që duhet të na shqetësojë posaçërisht janë vlerësimet në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit si fusha kyçe nga të cilat varet rrjedha e përgjithshme e negociatave si pjesë e klasterit “ Themelet”.  Nga IPE thonë se ne si vend theksojmë vazhdimisht nivelin tonë të lartë të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, por ky stagnim i përgjithshëm i kombinuar me mungesën e progresit në kapitullin 23: drejtësia dhe të drejtat themelore minon argumentin e përdorur nga mbështetësit e integrimit tonë në BE.

SIMONIDA KACARSKA DREJTORESHË E  INSTITUTIT PËR POLITIKË EUROPIANE

 “Nga ana tjetër, Plani i shumëpritur i Rritjes, i publikuar nga Komisioni këtë vit, kushtëzon drejtpërsëdrejti progresin e reformës me disponueshmërinë e mbështetjes nga BE-ja, prandaj gjetjet e raportit të këtij viti duhet të merren veçanërisht seriozisht”.

Në vlerësimin e kritereve politike, Komisioni i referohet ndikimit të polarizimit politik në funksionimin e institucioneve demokratike. Instituti thotë se polarizimi politik në Kuvend theksohet më tej në kontekstin e zvarritjes së miratimit të ligjeve të rëndësishme reformuese dhe detyrimeve të tjera të rëndësishme, duke përfshirë edhe emërimin e anëtarëve të organeve të pavarura.

SIMONIDA KACARSKA DREJTORESHË E  INSTITUTIT PËR POLITIKË EUROPIANE

“Përderisa KE njeh përkushtimin e deklaruar të Qeverisë për agjendën evropiane, ajo tregon gjithashtu se duhet të intensifikojë punën e saj për të avancuar reformat për anëtarësim në BE. Gjithashtu, Qeveria duhet të shtojë përpjekjet e saj për normalizimin e angazhimit të shoqërisë civile në fushat prioritare, si dhe në aktivitetet konsultative dhe Këshilli për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile duhet të vazhdojë aktivitetet e tij”.

Në Analizë thuhet se duhet të shqetësohemi seriozisht për mungesën e progresit në Kapitullin 8: “Politika e Konkurrencës që nga viti 2015”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like