Ambasada gjermane thirrje qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve për viza

by admin
Spread the love

Gjithmonë ka njerëz që duan të fitojnë për vete me informacione të gabuara, por ndarja e drejtë dhe transparente e kushteve për paraqitjen e një aplikimi për vizë si dhe kontrollimi i kërkesave tuaja në përputhje me ligjet në fuqi janë në interesin tonë dhe tuajin të përbashkët, njoftojnë nga ambasada gjermane në Shkup.

 AMBASADA GJERMANE

“Dhe ju lutemi vini re: terminët për viza jepen vetëm përmes faqes së internetit të Ambasadës!” Ai që ju premton takim për para gënjen! Kushtet nuk mund të blihen! Gënjejnë njerëzit që paraqiten në rrugë si punonjës të Ambasadës dhe bëjnë premtime”.

Nga Ambasada i bëjnë thirrje qytetarëve që t’i refuzojnë certifikatat e falsifuikuara të njohjes së gjuhës gjermane, nesë ato ia ofron dikush për para, pasi siç theksojnë ata, punonjësit e ambasadës janë të trajnuar dhe njohin falsifikime të tilla dhe ajo kërkesë do të refuzohet.

Ditë më pare Prokuroria Themelore Publike në Gostivar  lëshoi urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale – mashtrim. E dyshuara, në periudhën nga marsi i vitit 2022 deri në mars të këtij viti, duke u paraqitur si punëtore në Ambasadën Gjermane në Shkup dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme  në RMV-së, ka mashtruar tetë persona nga Gostivari. Ajo u ofroi viktimave t’u siguronte viza pune për në Gjermani ose certifikata të njohjes së gjuhës gjermane, dhe në këmbim u merrte para. Të dyshuarës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/


You may also like