(VIDEO) Aleanca për Shqiptarët mbështetë protestën e mjekëve amë

by admin
Spread the love




Aleanca për Shqipëtarët ka deklaruar se e mbështet protestën e mjekëve amë, pasi siç thonë ata, kontstaimi i tyre është që shëndetësia primare është e organizuar keq. Ndërsa shton se shëndetësia shëndetësia sekondare është e atrofuar dhe e gjitha kjo ka ndikim direkt dhe indirekt në punën e shëndetësisë terciare, e cila mbytet në kurimin e numrit të madh të pacientëve me diagnoza banale, gjë që rëndon punën e Fondit shëndetësor dhe buxhetin edhe ashtu të varfër të qytetarit tonë.

Bekim Tateshi, Aleanca për Shqipëtarët

“Janë 1463 ekipe mjekësore në mbrojten shëndetësore primare në nivel shteti, ku rreth 500 prej tyre ose një e treta janë në prag të mbijetesës. Ata praktikisht marrin një pagë minimale mezi të garantuar për ekipin e mjekëve/infermierëve….Aleanca për Shqiptarët në tërësi i pranon këto kërkesa, përkrah grevën e tyre të qetë dhe i drejtohet autoriteteve shëndetësore që të mos luajnë me fatin e mjekëve dhe sa më shpejt të formohen grupet punuese dhe të fillojnë bisedimet e premtuara dhe aq të pritura”.

Përndryshe, të premten, mjekët amë nga shëndetësia primare, specialistët privatë dhe stomatologët protestuan sërish dhe nuk kanë punuar me pacientët e planifikuar përmes regjistrit “Termini Im”, por kanë punuar vetëm për rastet urgjente. Në këtë mënyrë ata shprehën revoltën ndaj autoriteteve shëndetësore pas afatit prej dy javësh për zbatimin e kërkesave të tyre. Në takimin e fundit mes Shoqatës së Mjekëve Privat dhe zëvendësministrin e shëndetësisë Vladimir Rendeski  ishin dakorduan që të formohen grupe punuese për plotësimin e kërkesave të mjekëve, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Tateshit ju kërkua që të komentoj punën e ministrit të ri të Shëndetësisë Bekim Salit, por ai tha se një gjë të tillë do ta bëjnë pasi të kalojnë 100 ditë të punës së Salit në krye të Shëndetësisë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like