(VIDEO) Aleanca: Dëftesat elektronike vetëm maqedonisht, shqiptarët detyrohen të paguajnë

by admin
Spread the love




Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje  me sfidat që i presin arsimtarët lidhur me plotësimin e dëftesave në mënyrë elektronike. Ata thonë se arsimtarët ndeshen me probleme të formave të ndryshme.

Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se prindërit me të drejtë ankohen se përse duhet të paguajnë nga 80 denarë për mbushjen e dëftesave, ku sipas ligjit nuk duhet. Aleanca për Shqiptarët vlersonë se  Ministria e Arsimit dhe Shkencës  nuk i realizon detyrimet. Edhe pse në ditarin elektronik ekziston mundësia për mbushjen e dëftesës, ajo është vetëm në gjuhën maqedone dhe jo edhe në gjuhën shqipe.

NAIM BAJRAMI-ALEANCA PËR SHQIPTARËT

Ne si Aleancë pyesim – deri kur arsimtarët shqiptarë do të diskriminohen dhe degradohen si të paaftë dhe do të detyrohen të kërkojnë para nga nxënësit ose të paguajnë vetë për mbushjen e dëftesave, ndërsa arsimtarët maqedonas vetëm me shtypjen e sustës  “print” (shtyp) u shtypet dëftesa? Derisa ishte ministre zonja Carovska edhe mund të pritej një gjë e tillë, por kur ministri dhe zëvendësi janë shqiptarë kjo s’do asnjë koment më tepër”.

Aleanca për Shqiptarët mandej sfidon Ministrin e Arsimit dhe Shkencës  se nëse ankohen se nuk kanë  ekspertë nga lëmia e IT-së ose përkthyes, ata si Aleancë për Shqiptarët u ofrojnë  ndihmë  me ekspertët e tyre , por  nga partia opozitare shqiptare kërkojnë që të pranojnë se nuk janë  të aftë të menaxhojnë dhe ta implementojnë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 


You may also like