(VIDEO) Aksion i policisë në 25 qeli të Idrizovës, sekuestrohen 37 thika, 50 celularë

by admin
Spread the love




Policia ka kryer një aksion në burgun e Idrizovës, ku ka bastisur 25 qeli të këtij burgu. Qëllimi ka qenë gjethja e materialeve të palejueshme si dhe  përforcimi I bashkëpunimit ndërinstitucional.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme  Suzana Pranjiq-Talevska tha se janë gjetur 37 thika, 50 telefona dhe drogë. Ajo sqaroi se pas marrjes së urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake është kryer bastisje në 25 qeli të Burgut të Idrizovës.

Suzana Pranjiq-Talevska

“Gjatë bastisjes janë gjetur: një shumë më  e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë në valuta të ndryshme, mbi 50-të telefona celularë, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe më shumë mjete të mprehta, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme dhe tableta, mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me veprat penale”.

Një pjesë e mjeteve të gjetura janë marrë për procedurë të mëtutjeshme nga ana e Sektorit për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz, derisa mjetet tjera janë dorëzuar te shërbimet e burgut për procedurë të mëtutjeshme. Enis Murtezi /SHENJA/


You may also like