(VIDEO) Aksidenti i autobusit që bëri bujë

by admin
Spread the love

Mëngjesin e 23 nëntorit, vendi u zgjua nga një lajm i kobshëm. Video, fotografi, e lajme të shumta, nga një autobus që u shkrumbuar në mes të Bullgarisë. Familjarë të shqetësuar, të brengosur dhe në ankth, të hutuar po tentonin që të merrnin ndonjë informacion, nëse personat më të dashur të familjes që kishin shkuar për shetitje në Turqi, ishin pjesë e këtij aksidenti. Gjithësej 52 udhëtarë, kishin shkuar për ekskursion në Stamboll, ndërsa gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi, rreth orës 2 të mëngjesit në afërsi të fshatit Bosnek, një orë larg Sofjes, autobusi i tyre u aksidentua.

Autobusi është përfshirë nga flakët brenda pak sekondash, duke pamundësuar evakuimin e shumicës së udhëtarëve. Vetëm 7 persona kanë shpëtuar, ndërsa 45 të tjerë nderruan jete. Pas kësaj tragjedie, shteti shpalli tre ditë zie në mbarë territorin, ndërsa në shenjë solidarizimi, një ditë zie pati edhe shteti i Kosovës, edhe ai bullgar, ku ndodhi tragjedia. Të lënduarit u kuruan në spitalin bullgarë, disa patën edhe intervenime kirurgjike, ndërsa pas përmirsimit të gjendjes së tyre u sollën në vend për ta vazhduar mjekimin. Viktimat u mbajtën atje derisa u identifikuan, me mostrat e AND-së së familjarëve të tyre, që u morën në Mjeksinë Ligjore në Shkup dhe pastaj u dërguan në Sofje.

Shkaqet që çuan deri tek tragjedia po hetohen ende. Ekipi i prokurorëve bullgarë që po kryen hetimet, disa ditë pas tragjedisë thanë se personat që kanë vdekur në aksidentin tragjik në Bullgari kanë humbur jetën si pasojë e ngufatjes, dhe jo si pasojë e goditjes e as shpërthimit. Dyshimi kryesor për shkakun e aksidentit sipas tij është gabimi njerëzor. Ndërkaq, Ministrja për Zhvillim Rajonal dhe Punëve Publike në Bullgari, Violeta Komitova, nga inspektimi i rrugës Dragiçevë-Gorna Dikanja, në të cilën ndodhi aksidenti me autobus, tha se pjesa mbrojtëse në të cilën ka goditur autobusi është e ndërtuar sipas standardeve që kanë qenë për vitin 2002, megjithatë sipas saj, kjo nuk është arsyeja e aksidentit tragjik ku jetën e humbën 45 persona.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like