Video/ 8 gola në Fulham-Leicester, shkëlqen braziliani Willian

by admin
Spread the love

Spektakël golash në “Craven Cottage”, aty ku Fulhami mposhti 5-3 Leicester City.

Skuadra londineze rikthehet te fitorja në kampionat pas tri humbjeve radhazi.

Willian dhe Tom Cairney realizuan nga dy gola për vendasit, teksa e gjeti rrugën e rrjetës edhe Carlos Vinicius.

Fantastik ishte goli i dytë i Willian, që dërgoi përkohësisht rezultatin në 5-1. Ndeshje për t’u harruar për Leicester City.

“Dhelprat” shënuan tre gola në pjesën e dytë (Harvey Barnes 2x, James Maddison), ndërkohë që Jamie Vardy humbi një penallti.

Fulhami konfirmohet në vendin e dhjetë me 48 pikë. 18 më shumë se Leicesteri, që vijon të luftojë për qëndrimin në Premier League.

 


Top Channel

You may also like