VIDEO – 7 viktima në një aksident masiv në SHBA – Shqip

by admin
Spread the love

158 automjete u përplasën për shkak të mjegullës së dendur

Ky filmim tregon pasojat e një aksidenti të madh automobilistik në Neë Orleans të Shteteve të Bashkuara. Bilanci, 7 të vrarë dhe 25 të plagosur.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në dalje të qytetit, ku u përfshinë 158 makina ndër të cilat edhe kamionë. Disa prej tyre shpërthyen në flakë duke bërë që zjarri të përhapet edhe tek mjetet e tjera.

Sipas policisë amerikane, shkak i aksidentit të madh u bë mjegulla e dendur që vështirësoi shikueshmërinë në autostradë.

Sipas dëshmitarëve, qartësia e shikimit nuk shkonte më larg se 3 metra. Ndikim të madh në vështirësimin e pamjes pati edhe tymi i përhapur nga zjarret masive të rëna në një zonë pyjore aty pranë.

Tv Klan

You may also like