» Victoria Beckham publikon një foto të bashkëshortit David me mbathje në Instagram, komentueset femra shpërthejnë në komente

by admin
Spread the love

Victoria Beckham ka uruar të dashurin e saj, David Beckham me një foto.

Dizajnerja e famshme ka fotografuar bashkëshortin e saj vetëm me të brendshme në një xhakuzi. Më pas ajo ka postuar foton në llogarinë e saj personale në Instagram.

Në të, ish-futbollisti shihet i veshur me bokser të bardhë dhe kapelë teksa buzëqesh. Ajo komentoi foton me mbishkrimin: “Le të festojmë të gjithë David Beckham!! Je i mirepritur! 😂”.

 

Ashtu siç pritej, ndjekësit e saj dhe fansat e Beckham janë kënaqur me foton që postoi bashkëshortja e tij.

“Faleminderit Victoria. Në emër të të gjitha grave në botë ”, thuhet në një koment.

360grade.al

You may also like