Veterinerët shpëtojnë nënën elefant nga gropa para këlyshit të traumatizuar, duke i dhënë ndihmën e shpejtë (Video-fotot)

by admin
Spread the love

Në pamje shihen momentet frymëzuese kur nëna elefant u shpëtua nga veterinerët që i dhanë ndihmë të shpejtë duke kërcyer mbi gjoksin e saj, teksa këlyshi i shqetësuar i shikonte në pritje.

Elefanti 10-vjeçar dhe këlyshi kishin rrëshkitur në gropën e kanalizimeve pas shirave të rëndë në Nakhon Nayok, në qendër të Tailandës dje pasdite.

Stuhia kishte bërë të rrëshkitshëm tokën dhe barin e pyllit dhe rrjedhimisht dyshja kishin rënë brenda gropës rreth 3 metra të thellë.

Shirat e dendur kishin bërë të pamundur nxjerrjen e elefantëve dhe veterinerët mobilizuan një vinç të vjeljes së qershive për të nxjerrë kafshët gjigante nga gropa.

Në videon e rrallë shihet operacioni tre-orësh për ngritjen e gjitarëve të mëdhenj, dhe më pas veprimet për shpëtimin e nënës.

Kryeveterineri i parkut Dr Chananya Kanchanasarak tha: “Ishte e pamundur të afroheshin te bebeja kështu që i dhamë tre doza qetësuesish dhe ajo humbi ndjenjat dhe përplasi kokën”.

Ai shtoi se nëna kishte rifituar vetëdijen pasi u stimulua nga mjekët dhe nga bebja e saj.

Më pas një vinç u përdor për të ngritur krijesat jashtë gropës së baltës teksa veterinerët vijuan punën e tyre.

Sapo nëna u ul përtokë, tre veterinerë kërcyen mbi të për ta risjellë në vete, dhe për fat kështu ndodhi.

Zyrtarët e lumturuar panë më pas sesi nëna elefant dhe bebja e saj u nisën të qetë drejt pyllit.

“Megjithë trazirat, nëna nuk u nda nga bebja e saj. Eksperienca na preku pasi ishte një nga operacionet më të paharrueshme që kemi bërë”, tha Dr Chananya.

Në Tailandë llogariten të jetojnë rreth 4,000 elefante, gjysma e të cilëve në botën e egër dhe pjesa tjetër në rezervate, kampe e kopshte zoologjike.