“Vetëm Zotat do të ringjallen”, Eintracht i kushton koreografi legjendës

by admin
Spread the love

Tifozët e Eintracht Frankfurt ia ka dedikuar duelin ndaj Barcelonës një legjende të tyre, Jurgen Grabowskit, i cili u nda nga jeta më 11 mars. Në duelin e sotëm ata kishin përgatitur një koreografi fantastike – nuk mungonte as “pyro show” – që shoqërohej me mesazhin: “Vetëm Zotat do të ringjallen”.

Grabowski u nda nga jeta në moshën 77-vjeccare dhe gjithë karrierën e tij si profesionist e kaloi me Eintracht Frankfurt. Për 15 sezone ai luajti me “Shqiponjat” dhe është një legjendë e tyre, me 555 ndeshje dhe 151 gola të shënuar.

Një herë tentoi Bayern Munich ta merrte, në vitin 1969, por klubi nuk e lejoi transferimin. Gjermani fitoi dy herë kupën e Gjermanisë me Eintracht (1974, 1975) dhe Kupën UEFA në vitin 1980.

Ai ishte edhe përkohësisht trajner i skuadrës gjermane, ndërsa nga Gjermania u largua pasi u shpall kampion bote në ditëlindjen e tij të 30-të në vitin 1974. Dy vite më parë kishte dalë edhe kampion Europe, ndërkohë që ishte pjesë e Gjermanisë edhe në vitin 1966, kur u mundën në finalen e Botërorit nga Anglia. / oversport.tv

Foto: Eintracht Frankfurt, Twitter

You may also like