Vetëm tani që bebet po lindin, Genta dhe Usta publikojnë fotot e shtatzënisë

by admin
Spread the love

Genta Ismajli nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Me disa foto krahë Ustës ka zbuluar barkun e rrumbullakosur teksa pret të vijnë në jetë dy binjakët e saj.
“Faleminderit zot. Binjakët e Ustës dhe Gentës”, ka shkruar këngëtarja.

Në muajin shtator të vitit të kaluar, Genta dhe Usta rrëfyen ekskluzivisht në “Revista Who” historinë e tyre të dashurisë dhe gjithë momentet e para kur njohën njëri-tjetrin.

Ndërsa në pak javë pritet të bëhen prindër për herë të parë me binjakët e tyre, emrat e të cilëve nuk i kanë zbuluar ende./revistawho.com

You may also like