Vetëm pak orë na ndajnë nga ndezja e dritave! Sekretin e pemës perfekte e zbuloni në Sezon Dekor

by admin
Spread the love

Kemi hyrë zyrtarisht në muajin e festave më të bukura të vitit, si të vetmet që sjellin energji kaq të bukur. Krishtlindja dhe Viti i Ri janë në prag, dhe nga nesër dritat do ndizen në çdo shtëpi (nëse nuk janë ndezur që në nëntor). Siç e do zakoni, pemës i duhen shtuar ca zbukurime të reja çdo vit, ose duhen rinovuar totalisht. Për zgjedhjen më të mirë duhet të kaloni nga Sezon Dekor që këtë vit veç sugjerimeve tradicionale ju prezanton me disa risi.

Trendi i vitit

Trendi i vitit është ngjyra blu me të gjitha nuancat e saj që nuk e kishim menduar sa bukur duken në bredhin e festave.

Bredhi më i pazakontë është…

Nëse jeni guximtar, keni bredhin e zi që është jo vetëm i pazakontë, por ju jep dhe opsione të pafundme për të eksprimentuar me ngjyrat e zbukurimeve. Fundja e zeza shkon me gjithçka.

Zbukurimet e mëdha ngjiten në pemë!

Bredhi i këtij viti mund të jetë i paharrueshëm për ju dhe familjen tuaj, por edhe vizitorët. Një dre gjigand, një unicorn, familja e krishtlindjes, gjithçka që zakonisht nuk e ka vendin ngjitur me topat në pemë, ju tregon Sezon Dekor si mund t’a vendosni diku në mes të pemës, ose në krye.

Pse duhet kaluar patjetër nga Sezon Dekor?

E bukura e dyqanit më të bukur në Tiranë, është që mund të gjeni gjithçka. Duke nisur nga bredhi në çdo ngjyrë, tek topat me detaje artizanale dhe të veçanta. Mund të gjeni ngjyrat që doni pa u limituar, por edhe mund të qëndroni tek tradicionalja me stil. Gjithashtu mund të kaloni përtej zbukurimeve të pemës për t’’i shtuar atmosferën e festave dhomës së ndenjes apo të gjumit me disa detaje të vogla.

Me pak fjalë mos e mbushni pemën pa kaluar njëherë nga Sezon Dekor. Ca detaje frymëzimi i gjeni në videon në vazhdim./revistawho.com

You may also like