Vetëm një ndeshje në këtë sezon, Samuel Umtiti drejt Premier League

by admin
Spread the love

Samuel Umtiti duket se nuk do të bëjë pjesë në Barcelonën e projketuar për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi francez nuk bën më pjesë e planeve të trajnerit Xavi dhe sipas asaj që raporton “Sport”, 28-vjeçari i është ofruar disa klubeve europiane për të vazhduar aventurën e tij.

Gjithmonë sipas të njëjtit burim, klubi më i interesuar për momentin vjen nga Premier League. Bëhet fjalë për Arsenalin i cili po kërkon të forcojë mbrojtjen dhe Samuel Umtiti konsiderohet si lojtari ideal për ta bërë këtë gjë. “Topçinjtë” kanë formuluar edhe ofertën e tyre.

Fillimisht klubi londinez i ka ofruar Barcelonës një huazim për 28-vjeçarin ku ai ka mundësi të rifitojë besimin e humbur me klubin katalanas. Në kontratë do të jetë edhe e drejta e blerjes në fundin e sezonit nga Arsenali. Këtë sezon Umtiti ka zhvilluar vetëm një ndeshje me fanellën e Barcelonës. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

 

You may also like