Vetëm kampioni, Nderim Saraçi me pikë maksimale

by admin
Spread the love

Kampionati vetjak i Kosovës në shah!

Të dielën pas dite më 13 nëntor, janë zhvillua takimet e xhirosë së 4-të të Kampionatit vetjak të Kosovës në shah për të rritur.

Garë kjo që po mbahet në ambientet e Hotelit Grand Prishtina me moton “Festvali i shahut 2022”.  Siç është pritur, njëri ndër mëtuesit kryesor për titullin e kampionit,

Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi ka shënua fitore në përballje me  

Mjeshtrin e FIDE–së, Enver Berisha. Me këtë fitore, Nderim Saraçi kryeson i vetmuar me numër maksimal pikësh 4.

 Edhe dy shahistët e tjerë, Mjeshtri Ndërkombëtar, Bedri Sadiku dhe Muhamet Asllani kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarëve, Nderim Saraçi, përkatësisht Gani Hamiti dhe gjenden në krye të renditjes pas Nnderim Saraçit me 3,5 pikë

Të hënën, më 14 nëntor nga ora 16,00, zhvillohen garat e Kampipnatit të Kosovës në shahun rapid, kurse të martën më 15 nëntor nga ora 17,00, luhen takimet e xhirosë së 5-të të Kampionatit vetjak të Kosovës për të rritur.

You may also like