Vetëm 7 muaj na ndajnë nga “Paris 2024”, përfundon ndërtimi i “Fshatit Olimpik”

by admin
Spread the love

Teksa na ndajnë afro 7 muaj, nga nisja e Lojërave Olimpike, “Paris 2024”, të cilat do të mbahen mes datave 26 korrik e 11 gusht, në Francë po zhvillohen përgatitjet e fundit, ku mes këtyre përgatitjeve është edhe ndërtimi i “Fshatit Olimpik”, që do të mirëpresë sportistët nga e gjithë bota.

Sipas, një deklarate të Presidentit të kompanisë së ndërtimit, që ka marrë përsipër ndërtimin e këtij “fshati”, Nicolas Ferrand është konfirmuar se konfirmuar se të gjithë punimet në fshatin ku do të akomodohen sportistët dhe stafet, janë bërë me cilësi të lartë dhe brenda standardeve.

“Me kënaqësi njoftoj se punimet në fshatin olimpik janë drejt përfundimit, dhe objekti do të dorëzohet përpara afatit. Nuk ka asnjë euro publike shtesë mbi apo nën buxhetin që na është dhënë në 2018”,- u shpreh Ferrand.

Ndërkaq, kujtojmë se përsa i përket Shqipërisë, deri më tani vetëm dy sportistë “kuqezi” e kanë siguruar kualifikimin më normë për në “Paris 2024”, atletja Luiza Gega dhe mundësi me origjinë nga Çeçenia, Zelimkhan Abakarov. /i.m /abcnews.al

You may also like