Vetëm 6 muaj në klubin arab, sulmuesi brazilian mund të largohet nga skuadra

by admin
Spread the love

Klubet e Arabisë Saudite janë gjithmonë në kërkim të perspektivave të reja nga futbolli evropian për t’i përfshirë në skuadrat e tyre, falë shumave të mëdha të parave në dispozicion. 

Megjithatë, mund të ndodhë që një lojtar të mund të ndërrojë fanellë edhe brenda Ligës Pro të Arabisë Saudite. Ky është rasti i Roberto Firminjos . Ish-sulmuesi i Liverpulit tashmë mund të largohet nga Al-Ahli pas vetëm gjashtë muajsh.

Ecuria e tij nuk ishte e kënaqshme me tre gola dhe tre asiste në 18 ndeshjet e luajtura në kampionat e kupë kombëtare dhe prandaj skuadra e Gedda-s po mendon për ta shitur. Sipas TalkSport, Al-Shabab, Al-Ettifaq dhe Al-Fateh janë të interesuar për sulmuesin, si dhe klubet turke dhe Shifild Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

You may also like