Vetaksident në Istog, vdes 45-vjeçari

by admin
Spread the love

Një 45-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Bajicë të Istogut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku edhe është konstatuar vdekja nga mjekët.

“Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptuar se ka të bëjë me vetaksident. Vetura ka dal nga rruga. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u dërgua për obduksion”, tha Gashi.

Sot gjithashtu në fshatin Shipashnicë të Kamenicës ka ndodhur edhe një vetaksident.

Si pasojë e rrokullisjes së një automjeti me targa gjermane ka vdekur një 67-vjeçar./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like