Veseli: Gjimshiti dhe Kumbulla mungesa të rëndësishme, mjafton të shënojmë një gol më shumë

by admin
Spread the love

Së bashku me Sokol Cikalleshin në konferencën për shtyp në prag të dy sfidave ndaj Izrealit dhe Islandës ka dalë edhe mbrojtësi Frederic Veseli. Ky i fundit komentoi mungesat e shumta në repartin e tij, si dhe foli për aventurën e tij të re.

“Gjimshiti dhe Kumbulla janë mungesa të rëndësishme. Pavarësisht nga ky aspekt ne nuk do t’i japim rëndësi individëve, por grupit.”

BENEVENTO-  “Benevento më kërkoi me ngulm. Është një ekip me shumë ambicie dhe për tu rikthyer në Serinë A. Kam fituar dy kampionate në Serinë B me Empolin dhe Salernitanën dhe gjendja ime në Salerno nuk ishte i mirë, për shkak të dëmtimeve dhe trajnerit. Mu dha mundësia që të shkoja te Benevento, pranova këtë sfidë të re dhe më pëlqeu ambicia e tyre.”

IZRAELI- “Kundër Izraelit në shtëpi kemi bërë një ndeshje të mirë. Gabimet kanë qenë individuale. Në analizat që kemi bërë, gabimet individuale kanë qenë më të rëndësishmet, Izraeli nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe për të fituar. Humbja ka ardhur nga ne. Secili lojtarë të marrë përgjegjësitë e veta. Mjafton që të shënojmë një gol më shumë sesa të pësojmë.”

You may also like