Verratti: Nuk luaj për statistika, ja çfarë më tha një ditë Ancelotti

by admin
Spread the love

Për 10 vitet e fundit ai ka qenë një nga shtyllat e Paris Saint-Germain. Marco Verratti në Francë është bërë një mesfushor i kompletuar, i aftë për të menaxhuar topin po aq sa për ta rikuperuar atë në mënyrë efektive. Gjithashtu për të fituar fanellën e titullarit edhe në kombëtare.

Në një intervistë për L’Equipe, Verratti ka folur për rolin e tij, problemet fizike dhe vizionin për futbollin. “Jam rritur në Ligue 1. E dua. Më mësoi shumë. Nga jashtë nuk konsiderohet ashtu siç e meriton, por është një kampionat shumë i vështirë”, tha mesfushori.

Në rolin e Verrattit ka shumë lojtarë të mëdhenj që kanë hyrë në histori. Emri i tyre nuk figuron shpesh në statistika, por ata janë të një rëndësie jetike për ekipin: “Nga Pirlo te Busquets te Thiago Motta, ata janë të gjithë lojtarë inteligjentë. Ata nuk janë në statistika, por ata sigurohen që të gjithë shokët e tyre të jenë mirë në fushë.

Nuk jam i befasuar që Thiago është bërë trajner. Ai ishte tashmë një menaxher kur ishte në fushë. Nuk mendoj se një mesfushë e shkëlqyer duhet të ketë statistika të mrekullueshëm. Unë nuk luaj për të shënuar. Unë luaj për të bërë skuadrën që të luajë mirë”.

Verratti jep maksimumin kur është nën presion: “Ndihem i qetë, kjo është mënyra ime për të parë futbollin. Nuk më pëlqen të largoj topin. E di që ndonjëherë është e rrezikshme, por ne duhet ta marrim këtë përgjegjësi.

Ancelotti më mori një ditë mënjanë dhe më tha: Marko, të lutem, kur të jesh i markuar mirë, mbylli sytë dhe gjuaj topin sa më shumë që të jetë e mundur.

Pastaj më vonë më tha: Mirë Marco, bëj çfarë të duash sepse e di që është mënyra jote e lojës. Ose do të të lë në pankinë ose do të marr ashtu siç je, sepse nuk do të ndryshosh kurrë. Nuk kam frikë kurrë se mos e humb topin”. /oversport.tv

You may also like