‘Veprim i pamatur’, Megi Pojani kërkon ndjesë pas videos ku tallej mbi varrin e të afërmes: Më mirëkuptoni

by admin
Spread the love

Një video e prezantueses Megi Pojani, e cila kërcente e tallej ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj është shpërndarë me shpejtësi ditën e sotme në rrjete sociale, duke marrë edhe shumë komente negative nga njerëzit dhe jo vetëm, por edhe nga personazhë publikë të njohur si Noizy, Rozana Radi e së fundmi edhe Dalina Buzi. Vetë Megi zgjodhi të reagojë me një postim të bërë pak minuta më parë, duke u shprehur:

“Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është publikuar sot. Kam qenë te varri i stërgjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule të freskëta, që varri t’i dalë në dritë. Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort. Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja.

Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët. Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë) e kam të gjallë dhe tani. Çdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bëjmë të qeshë me ‘idiotësitë’ tona. Kjo është shumë intime. I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë), mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente se sa mund të lëndojë, sa ç’jam koshiente për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur.

Uroj që personazhi im në rrjete sociale mos të keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindje që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit kam treguar se kush është Megi e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në jetë dhe në rrjete sociale.

You may also like