Vendosje e madhe e trupave ushtarake serbe në kufirin me Kosovën

by admin
Spread the love

Qeveria amerikane thotë se po vëzhgon një dislokim “të madh” ushtarak serb në kufirin me Kosovën. Ai përfshin një grup “të paprecedentë” artilerie dhe tankesh, tha drejtori i komunikimit i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby (60), të premten në Uashington. SHBA i bën thirrje Serbisë që t’i tërheqë këto trupa nga kufiri, transmeton portali Shtegu.
Qeveria e SHBA-ve është e shqetësuar për situatën dhe e ka monitoruar atë për rreth një javë, tha Kirby. Ai e përshkroi praninë ushtarake serbe në kufi si “destabilizuese”. Ai aktualisht nuk mund të bëjë asnjë deklaratë për qëllimin. Serbëve po ashtu po u bëhet presion përmes kanaleve diplomatike për të tërhequr trupat e tyre.

You may also like