Vendosja e stikersave që identifikojnë se vetura është e regjistruar – qytetarët s’kanë informacione, kërkojnë sqarim nga institucionet

by admin
Spread the love

Marrëveshja për
vendosjen e ngjitëseve (stikersa) në xhama të automjeteve, të cilat
identifikojnë se vetura është e regjistruar, ka krijuar paqartësi te qytetarët,
derisa kërkojnë informacione shtesë për këtë vendim, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse e
vlerësojnë si të drejtë këtë vendim, qytetarët kërkojnë nga institucionet gjegjëse
që për çdo vendim të tillë të informohen më shumë qytetarët.

Korab Qerreti, për Ekonomia Online tha
se vendosja e stikersave në makina është standard evropian. Por, ai nuk e di
për afatin kohorë, apo aplikimin për vendosjen e ngjitësve. Tutje kërkon që për
çdo vendim që merr Qeveria duhet të ketë informacione më shumë për qytetarët.

“Duke  e marr parasysh që është një standard
evropian besoj që është në rregull, gjithçka është e dukshme, nuk ka kurrfarë
fshehtësie. Ti mundesh me dal ose mos me dal me makinë kur e din që e ki ose
nuk e ki të regjistrime. Është në rregull, për mu është shumë në rregull ajo
pjesë”

“Sikur për shumë sene edhe për këtë nuk ka informacione
të sakta se qysh duhet me apliku, ose qysh duhet me u vendos afati kohorë,
gjithçka nuk është e specifikuar. Por megjithatë presim me pas më shumë
informata dhe me qenë shumë më mirë të informuar, jo veç rreth kësaj pune po
gati çdo vendimi që merr Qeveria ose kushdo qoftë”

Edhe Milazim Zogaj e vlerëson si të qëlluar vendosjen e
ngjitësve në makina, por që nuk e di se në çfarë forme aplikohet.

“Po unë e vlerësoj shumë mirë, shumë moment i qëlluar. Në
Evropë nuk shkohet ndryshe. Unë i kam pa kerret që vijnë nga jashtë, vijnë këtu
e kanë atë etiketë edhe ne duhet me pas, kjo është një. Nën dy, makinat që janë
të pa regjistruara neve na shkakton telashe në komunikacion e nuk janë më rregull,
por edhe bëjnë ndeshje”.

“Për me të thënë të drejtën unë dje kam dëgjuar përmes
televizionit. Por, as vetë nuk e kam vendos për shkak se nuk e di në çfarë
forme, ku duhet, a duhet me shku kur të regjistrohet makina apo tash. Nuk është
e duhur sipas meje po ndoshta është edhe informimi”.

Njësoj edhe Shaip Nuredini e konsideron si vendim me
vend, derisa thotë se ka shkuar ta marrë një të tillë.

“Shumë mirë, shumë me vend. Dihet se cila makinë është e regjistruar e cila pa regjistru, ka shumë makina të paregjistruara në qytet. Jo si kem, tash jam duke shku me marr informacione e me marr tiketën”, tha ai.

You may also like