Vendoset fati i Champions, dita e së vërtetës për Milanin dhe Juventusin

by admin
Spread the love

Do të luhen sot ndeshjet e pesta të fazës së grupeve të Champions League, takime që mund ti ndiqni live në platformën Tibo.

Juventusin dhe Milanin I presin 2 transferta të vështira dhe vendimtare për ecurinë e skuadrave në këtë kompeticion.

Bardhezinjtë duhet të fitojnë në Lisbonë përballë Benficas, që të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. Një detyrë e vështirë pasi Juventusi nuk ka fituar asnjëherë në Lisbonë, bardhezinjtë kanë pësuar 3 humbje në 3 përballjet kundër Sportingut dhe Benficas.

Allegri vazhdon të ketë probleme me mungesat: Pogba, Di Maria,  Chiesa, Bremer, Paredes dhe De Sciglio nuk do të luajnë sot.

Formacionet e mundshme Benfica-Juventus

Në pozita pak më komode, por sërish i detyruar të fitojë është edhe Milani i Piolit që duhet të triumfojë në Zagreb përballë Dinamos që të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në turin tjetër të Champions League.

Formacionet e mundshme Dinamo Zagreb-Milan

Dortmund-Manchester City, Leipzig-Real Madrid dhe Salzburg-Chelsea janë disa nga sfidat më interesante të mbrëmjes së sotme në Champions. /Oversport.tv

You may also like