Vendoset afati, deri kur pranohen kandidaturat për kreun e ri të PD

by admin
Spread the love

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka vendosur afatet për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet për kreun e PD.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike që duhet të përmbajë: Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi për kandidim,  Curriculum Vitae si dhe formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.

Njoftim për media

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale

Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:

Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:

 

  1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi për kandidim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.

You may also like