Vendosa t’i jap fund karrierës sime, por…

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardit Çuni ka bërë një rrëfim shumë prekës e të patreguar më parë. Gjatë puntatës së kaluar në spektaklin e kërcimit ‘Dancing Ëith The Stars’, ai iu rikthye kujtimeve të vjetra, të cilat ishin shumë të pakëndshme për të.

Arditi tregoi se vite më parë atij i është dashur të luftojë depresionin, që e kanë futur në dyshime për karrierën e tij të mëvonshme, si dhe tregoi kohët kur atë nuk e llogarisnin aspak dhe ai kishte turp të tregonte pasi mendonte se nuk vlente. Ndër të tjera, ai tregoi se ka menduar t’i japë fund karrierës së tij, por në vitin 2012, ai hodhi pas çdo opinion dhe vendosi të ecë përpara.

“‘Who you are’ e Jessie J’ është një nga ato këngë që ka shënjuar shumë gjatë jetën time. Mund ta lidh në shumë e shumë momente, në momente shumë të vështira, në momente depresioni, në momente të vështira ekonomike. Kam treguar gjithmonë vetëm mburojën time. Sigurisht pas kësaj mburoje, ka një Ardit shumë sensitiv.

Në fillim më lëndonte shumë fakti që nuk më llogarisnin. Rrija në një dhomë dhe isha thjesht një person shtesë në atë dhomë. Nuk e merrja guximin të flisja, pavarësisht sigurisë që mund të kisha. Nuk e merrja guximin të tregoja mbi këngët e mia.

Unë kisha turp t’i tregoja, sepse mendoja që nuk vleja. Bija në një gjendje që nuk mundesha më të gjeja forcat për të ecur përpara. Vendosa t’i jap fund karrierës sime një herë e përgjithmonë dhe thashë ‘Ok, kjo gjëja nuk bën. Duhet të bëj diçka tjetër’. Por mendoj që ato vështirësi më kanë bërë ky që jam sot. Për mua, viti 2012 është viti i çdo fillimi; është viti kur kuptova që unë mund t’ia dal,” tha Ardit Çuni në spektaklin e kërcimit ‘Dancing With The Stars’.

You may also like