Vendimi u mor në qeverisjen e kaluar

by admin
Spread the love

Komuna e Prishtinës ka reaguar pasi grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të hetohet kjo komunë, për siç thuhet, një aktivitet të dyshimtë ekonomik.

Kërkesa për hetim ka të bëjë, sipas tyre, për keqpërdorim të parasë publike, gjegjësisht, për licencimin e disa taksive me vetura elektrike për organizimin e transportit të udhëtarëve.

Sipas komunës, vendimi është marr në kohën sa kryetar ishte Shpend Ahemti dhe ka kërkuar auditim në lidhje me këtë.

“Meqenëse, Vendimi në fjalë është marr pak para ardhjes së administratës së re qeverisëse, qeverisja e re lokale menjëherë ka kërkuar auditim të jashtëzakonshëm lidhur me rastin në fjalë është në pritje të rezultateve të auditimit, dhe sa i përket organeve të hetuesisë, jemi të hapur ndaj çdo kërkese që organet e rendit mund të kenë”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë, mbrëmë në “Edicioni Special”, asamblisti i VV-së, Arianit Beqiri, ka thënë se është e çuditshme që brenda ditës të licencohen 15 taksi në komunën e Prishtinës, teksa sipas tij, në 20 vjet janë ndarë vetëm 11 licenca.

You may also like