Vendimi, dosja nuk ka asnjë fakt, si u katandis qëndrimi i DASH për ish-kryeministrin Berisha

by admin
Spread the love

Duke folur nga Foltorja e Lezhës, lideri historik demokrat, Sali Berisha tha se jo vetëm që Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, por theksoi se miqtë e tij i kanë thënë se dosja ndaj tij nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë.

Që pas shpalljes së vendimit, Berisha ka kërkuar nga zyrtarët e DASH, por edhe nga çdo shtetar tjetër, të japë prova për masën e marrë ndaj tij.

Megjithatë, asgjë nuk i është ofruar publikut dhe as palëve të interesuara. Por bie në sy një gjë interesante. Gazeta e rëndësishme e Kryeqytetit amerikan, Washington Times, ka pyetur Departamentin e Shtetit se cilat janë provat ndaj Berishës. DASH ka reaguar duke thënë se kanë “informacione të besueshme”. Pra nuk përmenden askund faktet dhe provat.

Ky është qëndrim i kundërt nga komenti i ambasadores Yuri Kim më 15 Tetor, e cila tha se “ka prova të pamohueshme”. Kujtojmë se në fillim të kësaj historie, DASH e pranoi se informacionet për Berishen, u kanë ardhur nga organizatat joqeveritare.

Ndërkohë gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo, ka raportuar disa herë se dosja e Berishës, është dorëzuar në DASH nga një OJQ e drejtuar nga ish-partnerja e Edi Ramës, Delina Fico dhe e sponsorizuar nga George Soros.

You may also like