Vendi ‘pushtohet’ nga rrebeshet, stuhitë dhe temperatura acari

by admin
Spread the love

Meteorologu Hakil Osmani njoftoi se moti do vijë të jetë i shoqëruar këto ditë me vranësira të cilat do të shoqërohen edhe me reshje shiu, ndërsa në zonat malore sjellin mund të ketë dhe reshje të lehta.

Përsa i përket temperaturave edhe pse dy ditët e fundit ka pasur një rritje të lehtë të tyre, nga ditët në vijim do të kemi sërish ulje të tyre.

Sa i përket ditës së ndërrimit të viteve meteorologu u shpreh se pjesa e parë e ditës do të shoqërohet me kthjellime dhe reshje shiu të izoluara, por pjesa më e madhe e vendit do të ketë mot të qëndrueshëm duke u dhënë mundësinë qytetarëve që të festojnë të qetë natën e ndërrimit të viteve.

Moti edhe këto  ditë mbeten me prezencën e vranësirave që do sjellin reshje të pakta shiu si në male flokë të lehta dëbore, ndërsa fillim java paraqitet me mot të paqëndrueshëm shoqëruar me shi. Temperatura e ajrit kanë pasur një rritje të temperaturave këto dy ditët e fundit, por në ditët në vijim do kemi sërish rënie të tyre.

You may also like