“Vendi i katërt si trofeu i Premier League”, Conte: Lojtarët folën në fushë

by admin
Spread the love

Tottenham u rikthye te tre pikët në Premier League me skuadrën e Antonio Contes që mposhti në shtëpi me rezultatin 3-1, Nottingham Forest.

Pas sfidës, tekniku italian theksoi se nëse londinezët e mbyllën kampionatin në vendin e katërt, atëherë për ta do të jetë e njëjta ndjesi sikur ta kishin fittuar Premier League. Ndër të tjera, Conte u shpreh pas kritikave të fundit edhe prej eliminimit në Champions League, të besuarit e tij u kundërpërgjigjën në fushë.

“Për Tottenham nëse e mbyll këtë kampionat në vend të katërt atëherë do të ishte sikur të kishim fituar Premier League. Vitin e kaluar ia dolëm dhe ishte një mrekulli, por këtë sezon e di se do të jetë shumë më e vështirë. Ka shumë skuadra në lojë dhe është vetëm një vend i lirë. Liverpool është në garë, Neëcastle është një skuadër ku është investuar shumë dhe ndryshe nga sezoni i kaluar. Tani janë shumë të fortë.

Por, nuk duhet nënvlerësuar Chelsea, ata kanë një skuadër të aftë për të fituar 12 ndeshjet që kanë mbetur. Por, një klub i madh sheh gjithnjë veten dhe unë dua që lojtarët të jenë të fokusuar. Të bëjmë më të mirën dhe të shohim rezultatin. Rezultati ndaj Nottingham? Luajtëm një ndeshje të mirë dhe lojtarët u kundërpërgjigjën në fushë.

Ishte një ndeshje delikate pas Milanit por lojtarët gjetën energjinë e duhur. E kontrolluam ndeshjen nga fillimi në fund, pavarësisht se pësuam një gol. Jam i lumtur për tre pikët dhe tani vëmendja kalon te ndeshja e radhës ndaj Southampton, çdo ndeshje është thelbësore për Europën”, u shpreh Conte./Super Sport


Top Channel

You may also like