Vëllezërit Mulaku po ngjiten drejt majave të suksesit në Gjermani

by admin
Spread the love

Kompania “Mulaku Meisterbetrieb” është themeluar në prill të vitit 2012, ndërsa pronar i kësaj kompanie është Florim Mulaku. Kompania në gjirin e saj ka 20 punonjës dhe të gjitha shërbimet që ua ka ofruar klientëve gjermanë janë të ndara me kënaqësi.

Kompania është e specilizuar për punime fasade, që përfshin zbukurimine e murit të jashtëm me izolim termik dhe të ajrosur nga pas, që kontribuon ndjeshëm në kursimin e energjisë. Investimet e kërkuara rifinancohen shpejt përmes kursimeve të kostos së energjisë.

Mëtutje, ajo i vë në plan të parë analizimin e nevojave dhe kërkesat individuale të projekteve individuale dhe ato t’i koordinojë dhe zbatojë në përputhje me klientin.
Gjithashtu, kompania në fjalë rinovon hapësira të jetesës në mënyrë profesionale dhe në stilin e duhur, duke ofruar rinovime kompetente për ndërtesat e vjetra.

Të shpresojmë se kjo kompani e vëllezërve nga Ferizaj do të vazhdojë edeh më tej me suksese të tjera. (Shtegu.com)

You may also like