Veliaj takon homologun britanik: Krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në arsim, sport, biznes e kluturë

by admin
Spread the love

Kryebashkiaku Erion Veliaj, është në një vizitë zyrtare në Londër, ku është pritur nga homologu i tij britanik, Sadik Khan. Përmes një postimi në “Twitter”, Veliaj shkruan se është krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në fusha si arsimi, sporti, biznesi e kultura në Londër.

Veliaj thekson se ka ftuar homologun e tij britanik të vizitojë Tiranën, e cila vitin tjetër do të jetë dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Postimi i Veliajt:

“Kënaqësi e veçantë të takoja Sadiq Khan, një mentor dhe mik i vjetër! Jam shumë krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në arsim, biznes, sport dhe kulturë. Londra është vërtet një qytet i hapur dhe progresiv. Pres me padurim vizitën e Kryetarit të Bashkisë së Londrës në Tiranë për ‘EuropeanYouth Capital2022”, shkruan Veliaj.

You may also like