Vedat Muriqi shënon dy gola ndaj Valjadolidit

by admin
Spread the love

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka shënuar dy gola për Majorkën në barazimin 3:3 ndaj Valjadolidit në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga. Kosovari golin e parë e gjeti në minutën e 53-të, pas atij asisti që mori nga Mafeo, ndërsa të dytin Muriqi e realizoi nga penalltia, duke barazuar shifrat në 3:3 në minutat shtesë. Muriqi me dy golat e realizuar në ndeshjen e sotme, arrin në kuotën e 12 finalizimeve në këtë sezon, duke lënë pas vetes emra si Antuan Grizman e Alvaro Morata. Pas këtij barazimi, Majorka renditet në pozitën e 12-të në La Liga me 34 pikë, ndërsa Valjadolidi është në pozitën e 15-të.

You may also like