Vdes në moshën 70 vjeçare legjenda e muzikës greke Vasilis Karras

by admin
Spread the love

ATHINE, 24 dhjetor /ATSH/ – Këngëtari popullor laik grek Vasilis Karras, i njohur për zërin e tij të dallueshëm, vdiq të dielën pas një beteje të gjatë me kancerin, tha transmetuesi shtetëror ERT. Ai ishte 70 vjeç, shkruan ekathimerini.gr.

Ai ishte trajtuar në Qendrën Mjekësore Evropiane Ndërballkanike dhe së fundmi ishte infektuar me Covid-19.

Karras (mbiemri Kesoglidis) lindi më 12 nëntor 1953 në Kokkinohori, afër Kavalës, Greqia veriore dhe u shpërngul me familjen në Selanik kur ishte 10 vjeç.

Në vitin 1969, teksa punonte në një servis makinash, dhe nisi një paraqitje mjaft të suksesshme në klubin “Prosfygas” në Selanik.

Në vitin 1980 ai regjistroi albumin e tij të parë, Alismonites Ores, i cili e nisi Karrasin në rrugën e gjatë drejt famës dhe njohjes.

Albumi i tij më i shitur ishte ”M’echis kani aliti” (1997).

Gjatë karrierës së tij prej dekadash ai ka punuar me disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës laiko dhe ka kënduar në klubet e natës në Athinë dhe Selanik.

Ai gjithashtu udhëtoi nëpër botë në qytete me diaspora të mëdha greke. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like