Vdes në moshën 22-vjeçare komediani dhe ylli i TikTok-ut, Huey Haha

by admin
Spread the love

Ylli i TikTok-ut, Huey Haha, ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare sipas një raportimi të bërë nga miqtë e tij.

Një komedian që tashmë kishte mbledhur më shumë se 204 mijë ndjekës në Instagram dhe 448 mijë në YouTube, videot e shkurtra të Huey morën deri në 4.5 milionë shikime.

Të mërkurën e 27 tetorit, miqtë e tij Coby dhe Hype Boii, ndanë një seri fotosh me personalitetin e rrjeteve sociale, duke shkruar: “Na duhet të themi pusho në paqe, por kjo na lëndon më së shumti”.

“Gjithmonë e kemi urryer komedinë, sepse gjithçka që njerëzit shohin janë të qeshurat, jo ajo që bëjmë apo kalojmë. Ata tashmë e hoqën argëtimin nga komedia, por tani nuk do të jetë njësoj pa ty”.

“Të duam vëlla, shihemi në të ardhmen”.

Detaje më të hollësishme rreth vdekjes së tij nuk janë dhënë akoma.

Të njëjtit i ishte hapur edhe një fushatë GoFundMe për të mbledhur para për shpenzimet e funeralit të tij.


You may also like