Vazhdon “telenovela” e Kardiologjisë Invazive, sërish pakënaqësi (VIDEO)

by admin
Spread the love

Vendimi i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi i marrë gati para 10 ditësh për rikthimin e

shërbimit të Kardiologjisë Invazive tek Kardiologjia, duke e shkëputur kështu nga Kardiokirurgjia është i papranueshëm për mjekët invaziv.

Ndaj 13 kardiologë invaziv i kanë nisur të enjten një shkresë zyrtare kryeministrit, Albin Kurti.

Specialistët të përfaqësuar nga një zyrtar ligjor po kërkojnë shfuqizimin e statutit me ndryshim, që parasheh që këta të jenë nën kupolën e kardiologëve.

Mes tjerash thuhet se ky vendim është bërë pa konsultimin e tyre dhe atë publik gjë që sipas tyre është e kundërligjshme.

Veprimi siç thonë ata është arbitrar dhe se rrezikohen shërbimet kardiologjike invazive.

E,  si zgjidhje më të mirë,  ata e shohin krijimin e Institutit të Sëmundjeve të Zemrës.

Mirëpo, kardiologët pohojnë se kanë pasur shumë telashe gjatë kohës sa invazivët ishin të ndarë nga ta.

Ndaj Klinika e Kardiologjisë e ka mirëpritur vendimin e ministrit.

Kujtojmë se në 2017 ishte hera e fundit kur invazivët iu ri-bashkëngjitën Klinikës së Kardiokirurgjisë.

 

 

You may also like