Vazhdon fushata e rinovimeve te Milani, gati kontrata e re për një mbrojtës

by admin
Spread the love

Pierre Kalulu dhe Milan është një histori që duket se do të vazhdojë më tej. Mbrojtësi francez ka arritur paraprakisht një marrëveshje me klubin kuqezi për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2025.

22-vjeçari është një lojtar që mbërriti në heshtje dhe dalëngadalë është bërë një shtyllë e mbrojtjes për skuadrën e Piolit. Paga e Kalulu pritet të rritet ndjeshëm i cili nga 800 mijë euro që përfiton tani, do të marrë 2 milionë euro në sezon. Do të jetë pothuajse një trefishim i pagës nga Milani për francezin që shikohet si një pikë referimi për të ardhmen e klubit.

Negociatat mës palëve për rinovimin u zhvilluan kryesisht në mesin e tetorit, kur Kalulu ndryshoi agjentin. Ky është një tjetër rinovim i rëndësishëm për Milanin dhe tashmë pritet të ndodhë vetëm zyrtarizimi. /oversport.tv

You may also like