Vazhdo lojën, mos u dorëzo

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas ngjarjes të së martes ku Fifi humbi ndjenjat derisa ishte spektakli drejtëpërsëdrejti ajo ka marë mbështetje të madhe nga publiku.

Në mesin e familjarëve dhe kolegëve të saj është edhe humoristi Sevdai Radogoshi – Qumili, shkruan “Kosovarja”.

Artisti i njohur ka postuar një fotografi me këngëtaren ku ka shprehur mbështetje për të, e cila është në shtëpinë e famshme në Shqipëri, Big Brodher VP, shkruan “Kosovarja”.

Ai ka shkruar duke e sugjeruar Fifin që ta vazhdojë lojën e të mos dorëzohet.

“Fifi më e forta je. Vazhdo lojën, mos u dorëzo forca”, ka shkruar Radogoshi.

Kujtojmë se ngjarja u shkaktua pas një debati të Fifit me opinionisten Balina Bodinaku, nga e cila u akuzua se i ka humbur vëmendja dhe se për këtë po ndërhyn tek të tjerë.

Kjo shkaktoi revoltë tek artistja nga Ferizaj e cila pasi u këndëll nga alivanosja vendosi edhe të largohej nga loja duke i bërë gati valixhet por që pas një bisede me prezentuesen, Arbana Osmani, u qetësua dhe vendosi të qëndronte dhe tani nuk kanë të ndalur me përkrahje për të nga jashtë.

 

 


You may also like