VATIKAN – Papa Françesku në ”Urbi et Orbi”: Ndalni erërat e luftës në Evropë dhe Mesdhe

by admin
Spread the love

VATIKAN, 31 mars /ATSH-ANSA-AFP/ – Të mos lejojmë që armiqësitë e vazhdueshme të  kenë pasoja serioze mbi popullatën civile tashmë të rraskapitur dhe mbi të gjitha mbi fëmijët, tha sot papa Françesku në mesazhin e pashkëve ”Urbi et Orbi”.

”Sa vuajtje shohim në sytë e fëmijëve. Fëmijët në ato vende luftarake harruan të buzëqeshin. Me vështrimin e tyre na pyesin pse? Pse kaq shumë vdekje? Pse kaq shumë shkatërrim? Lufta është gjithmonë një absurditet dhe një disfatë! Le të mos lejojmë që erërat më të forta të luftës të fryjnë mbi Evropë dhe Mesdhe. Mos u dorëzoni në logjikën e armëve dhe riarmatimit. Paqja nuk ndërtohet kurrë me armë, por duke zgjatur duart dhe duke hapur zemrat”, theksoi ai.

“Ndërsa bëj thirrje për respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, shpresoj p[r një shkëmbim të përgjithshëm të të gjithë të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Të gjithë për të gjithë! T’i garantohet Gazës, duke kërkuar edhe një herë lirimin e shpejtë të pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor, edhe një armëpushim i menjëhershëm”, tha papa argjentinas.

Papa Françesku kryesoi meshën e së dielës së Pashkës në oborrin e kishës së Vatikanit.

Në fund të festës, papa Françesku u shëtit nëpër sektorë të ndryshëm të sheshit të Shën Pjetrit për të përshëndetur dhe bekuar dhjetëra mijëra pelegrinët e pranishëm, të cilët e brohoritën me zë të lartë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like