Vartësja qëllon kreun e policisë së Louisiana dhe bashkëshorten pas konfliktit të tradhtisë

by admin
Spread the love

Një shef policie në Louisiana, SHBA ka pranuar se tradhëtoi gruan e tij në një letër publike, pak pasi të dy ata u qëlluan dhe u plagosën nga një tjetër efektive që ishte përfshirë në trekëndëshin e komplikuar të dashurisë.

Mediat amerikane shkruanin se kreu i policisë së Opelousas, Graig LeBlanc dhe bashkëshortja  Crystal LeBlanc, gjithashtu police me sherifin e St. Landry Parish, u qëlluan jashtë shtëpisë së tyre nga oficerja Savannah Butler më 22 dhjetor.

Policia tha se Crystal LeBlanc kishte shkuar në shtëpinë e Butler për të kërkuar llogari nga bashkëshorti i saj për tradhtinë, ku më pas kishte nisur konfrontimi.

Butler ishte shfaqur e armatosur me pistoletë dhe qëlloi në dorë shefin e policisë kur ai kishte tentuar të merrte armën.

Me sa duket i njëjti plumb kishte depërtuar dorën e LeBlanc duke goditur dhe bashkëshorten e tij Crystal LeBlanc në krah, sipas raportimit të policisë.

Graig LeBlanc dhe bashkëshortja “shkuan vetë në spital për trajtim” dhe vonë dolën nga spitali.

Graig LeBlanc, i cili drejton prej disa vitesh policinë e Opelousas pranonte dje tradhtinë bashkëshortore dhe “kërkonte ndjesë”.

Ai nuk iu referua drejtpërdrejt bashkëshortes së tij ose Butler.

Sulmuesja Butler, 42 vjeçe, u dorëzua në policinë e St. Landry dhe më pas u lirua me kusht.

Efektivët e përfshirë janë pezulluar nga detyra për kohen e hetimeve.

Qyteza e Opelousas është 30 km në veri të Lafayette dhe ka një popullatë prej 15,835 banorësh.


Top Channel

You may also like