VARSHAVË – Polonia tërheq komandantin e Eurocorps

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 27 mars /ATSH-ANSA/ – Polonia ka tërhequr me efekt të menjëhershëm komandantin aktual të Eurocorps-it në Strasburg, gjenerallejtënant Jaroslaw Gromadzinski.

Ministria polake e Mbrojtjes njoftoi në platformën X, se kjo ishte për shkak të hetimeve të kundërzbulimit pasi dolën në dritë informacione të reja rreth oficerit.

Eurocorps, një seli shumëkombëshe, u krijua në 1993 me iniciativën e kancelarit të atëhershëm gjerman Helmut Kohl dhe presidentit francez François Mitterrand.

Sot, deri në 60 000 ushtarë nga Gjermania, Franca, Polonia, Belgjika, Spanja dhe Luksemburgu mund të vihen nën komandën e saj. Ai është operacional si për NATO-n ashtu edhe për Bashkimin Evropian dhe është i vendosur në Strasburg.

53-vjeçari Gromadzinski ka drejtuar Eurocorps që nga qershori. Fillimisht nuk kishte detaje të tjera mbi temën e hetimit.

Oficeri i lartë ushtarak tha për portalin Onet.pl se nuk kishte bërë asgjë të keqe, por nuk donte të komentonte hetimet në vazhdim./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like