VARSHAVË – Polonia sugjeron vendosjen e sistemeve gjermane të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Polonia i ka kërkuar Berlinit nëse mund të zhvendosin sistemin gjerman të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, pas sulmit të javës së kaluar, i cili goditi një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Berlini i ofroi sistemet ajrore Varshavës në vazhdën e sulmit raketor të së martës së kaluar që goditi fshatin polak Przewodow, vetëm 6,0 kilometra nga kufiri me Ukrainën, ku dy civilë vdiqën.

Fuqitë perëndimore, përfshirë NATO-n, aktualisht besojnë se ishte një raketë kundërajrore ukrainase e përdorur për t’u mbrojtur kundër sulmeve të ushtrisë ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi megjithatë se ishte një raketë ruse, por pranon se ai nuk mund të jetë 100%  i sigurt për këtë pa e ditur se çfarë ka ndodhur.

Błaszczak propozoi që sistemet “Patriot” të vendosen përgjatë kufirit perëndimor të Ukrainës.

“Kjo do të bënte të mundur shpëtimin e Ukrainës nga viktimat e mëtejshme dhe ndërprerjet e energjisë elektrike dhe rritjen e sigurisë në kufirin tonë lindor”, tha ministri polak i Mbrojtjes./ /as/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like