VARSHAVË – Polonia kërkon miratimin gjerman për të dërguar tanket ”Leopard 2” në Ukrainë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 24 janar /ATSH-DPA/ – Polonia i ka kërkuar qeverisë gjermane leje për të eksportuar tanket e saj ”Leopard 2” të prodhimit gjerman në Ukrainë dhe i ka kërkuar Berlinit të dërgojë gjithashtu tanket, shkroi ministri polak i mbrojtjes në Twitter.

“I bëj thirrje palës gjermane që të bashkohet me koalicionin e vendeve që mbështesin Ukrainën me tanke ‘Leopard 2”, shkroi ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

“Kjo është kauza jonë e përbashkët, sepse siguria e të gjithë Evropës është në rrezik!” shkroi Blaszczak.

Sipas informacioneve kërkesa polake i është dorëzuar qeverisë gjermane autorizimin ditën e sotme Polonia nga ana e saj, i ka ushtruar presion në rritje ndaj aleatëve të saj për të sjellë tanke në Ukrainë.

Javën e kaluar, presidenti Andrzej Duda tha se Varshava kishte vendosur t’i jepte Ukrainës 14 tanke të saj ”Leopard 2”./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like