VARSHAVE – Polonia blen 1000 automjete të reja të blinduara për ushtrinë e saj

by admin
Spread the love

VARSHAVE, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Ushtria polake po merr më shumë se 1000 automjete të reja luftarake këmbësorie të tipit Borsuk (Tasso) dhe qindra automjete përcjellëse.

Ministri i Mbrojtjes Mariusz Błaszczak nënshkroi marrëveshjen për automjetet në kompaninë prodhuese Huta Stalowa Wola në Poloninë juglindore, njoftoi agjencia e lajmeve PAP.

Kryeministri Mateusz Morawiecki njoftoi më parë urdhrin në Twitter, duke thënë: “Ne garantojmë sigurinë për polakët”.

Błaszczak tha për kanalin televiziv TVP Info se porosia ishte projekti më i madh i ndërmarrë ndonjëherë nga industria polake e mbrojtjes.

Sipas marrëveshjes, katër tanket e para Borsuk do t’i dorëzohen ushtrisë polake që në vitin 2023. Ai shpresonte që dërgesat e tjera gjithashtu do të kryheshin shpejt, tha Błaszczak, pa dhënë një datë specifike.

Tanket e reja të prodhimit polak do të zëvendësojnë mjetet luftarake të këmbësorisë sovjetike BMP-1 të përdorura më parë nga ushtria. Një nga avantazhet e tyre është se ata mund të punojnë edhe në ujë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakEscobar: Kosova e ka kuptuar se duhet ta themelojë Asociacionin

You may also like