Varheji të mërkurën vjen në Shkup

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varheji, të mërkurën do të udhëtojë për në Shkup, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Informacionin e konfirmuan shërbimet e Komisionit Evropian.

Programi i vizitës ende është në përfundim por është e sigurt se ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

Varheji javën e kaluar ishte në Bullgari ku bisedoi për tejkalimin e bllokadës bullgare për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në BE.

Një ditë para Varhejit në Shkup do të jetë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajeni, ajo gjithashtu do të bisedojë për mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe tejkalimin e saj.

 

You may also like