VAR i heq fitoren ndaj Partizanit në Kupë, tërbohen keq te Vllaznia

by admin
Spread the love

Partizani-Vllaznia ka përfunduar në barazim 0-0, por me shumë polemika për shkak të një goli që iu anulua shkodranëve me VAR. Takimi i kthimit do të zhvillohet pas dy javësh në “Loro Boricci” dhe sigurisht që Vllaznia do të jetë edhe më e karikuar për të shkuar sërish në finale.

Partizani, duke qenë se luante në shtëpi, kërkonte të fitonte ndeshjen e parë dhe që në fillim u hodh në sulm. Skuka në daljen e parë u kap në pozicion jashtë loje, kurse më pas Kallaku u ndal nga muri pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi.

Sulmuesi dibran, në minutën e 18-të dha sinjalin e parë, kur me një diagonale e detyroi portierin Zogovic ta grushtonte topin jashtë. Mala dhe Stenio Junior u munduan të rrezikojnë kuqeblutë, por pa sukses.

Minuta e 41-të solli edhe një pretendim për penallti. Shkodranët menduan se Hadroj e preku topin me dorë në zonë. Pjesa e parë mbyllet me një goditje ballore të Junior, i cili u ndal nga portieri malazez.

Shkodranët e nisën me një rast të krijuar nga Ardit Krymi, i cili fluturimthi gjuajti nga jashtë zone. Mesfushori nuk pati shënjestrën e duhur. Më pas Da Silva kërkoi portën, por Belica e Hoxha e devijuan topin.

Nga Vllaznia tentoi edhe Latifi nga një goditje dënimi, por Hoxha ishte në lartësinë e duhur. Partizani nga ana tjetër u shfaq rrezikshëm me Skukën. Në tentativën e parë e priti Zogovic, ndërsa në të dytën topi u devijua në shtyllë.

Në minutën e tretë shtesë Vllaznia shënoi me Aralica me një goditje me kokë, pas një krosimi nga këndi, por me VAR arbitri Olsid Ferataj e anuloi për faull. Protesta të shumta nga shkodranët, që shohin t’u ikë fitorja nga duart me një vendin shumë të dyshimtë.

KUPA E SHQIPËRISË – GJYSMËFINALET
Partizani-Vllaznia 0-0

/ oversport.tv

You may also like