Vanoli: Çfarë pa arbitri te penalltia? Duhet më shumë respekt për Dinamon

by admin
Spread the love

Trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli mendon se nuk ishte penallti për Laçin faulli i Reginaldos. Kështu është shprehur tekniku italian për “Super Sport” pas humbjes që pësoi në Laç me rezultatin 2-1.

“Goli i parë ishte gabim i joni. Lojtari që bëri atë gabim shpresoj mos të ketë ardhur vetëm për pushime. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në të gjitha aspektet.

Dua të di se çfarë ka parë arbitri te momenti i penalltisë. Duhet të tregojë më shumë respekt sepse Dinamo është një klub i madh. Qëkur kam ardhur unë këtu këta lojtarë kanë gabuar vetëm një ndeshje, por pikë nuk kemi marrë”.

PENALLTIA- “Nuk mendoj se më takon mua të analizojë situatën, por për mua Reginaldo ka marrë topin dhe lojtari e ka goditur Reginaldon”.

MBROJTJA- “Ana difensive nuk është shumë në filozofinë e Dinamos. Sigurisht që nuk humbën nga kjo situatë, por kanë të bëjnë dhe shumë faktor të tjerë”. /oversport.tv

You may also like