Van Gaal sulmon FIFA-n: Botërori në Katar qesharak, mendojnë vetëm për paratë

by admin
Spread the love

Louis van Gaal nuk i ka kursyer kritikat e tij në drejtim të FIFA-s. Trajneri i Holandës dha komentin e tij për sa i përket Kupës së Botës në Katar duke folur pa dorashka.

Ai tha se për mendimin e tij është qesharake që Botërori do të zhvillohet në Katar. Më pas i sulmoi ata duke thënë se e gjitha bëhet vetëm për para dhe për interesat që FIFA ka.

“Është qesharake që Botërori do të zhvillohet në Katar. FIFA thotë se dëshiron të zhvillojë futbollin në atë vend. Mirë, por janë vetëm justifikime. Ata e bëjnë atë gjë për paratë dhe interesant e tyre komerciale. Kjo është e vetmja gjë që FIFA-s i intereson. ”. /oversport.tv

Foto: OnsOranje Facebook

You may also like